Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu ka pritur në takim nënkryetarin e sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Shaban Tasholli.
Në këtë takim u diskutua për kushtet e përgjithshme të Policisë së Kosovës, rolit që kanë sindikalistët për përmirësimin e kushteve të tyre të punës dhe modaliteteve që do të mund të ndiqen në të ardhmen për krijimin e kushteve sa më të mira për Policinë e Kosovës.
Me këtë rast ministri Veliu theksoi se në shtetet demokratike roli i sindikatave është krucial në angazhimin e tyre për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve. Ai theksoi se në kuadër të prioriteteve të tij dhe vizionit për një polici më të mirë, do të koordinohet ngushtë me sindikatën e policisë, për krijimin e kushteve sa më të mira.
Ministri Veliu vuri në dukje se gjatë mandatit të tij do të vazhdohet përkrahja në profesionalizmin e mëtejshëm të policisë dhe do të inkurajojë që të luftohen të gjitha dukuritë negative brenda policisë./arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...