Aktivistët të AAK-së në orët e mbrëmjes kanë bërë thirrje përmes Facebook-ut që qytetarët nesër të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në mbështetje të opozitës.
Nesër në ora 10 mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku opozita ka paralajmëruar bllokim të sërishëm të saj.
Është Hajdar Sutaj, sekretar i AAK-së në Deçan i cili e ka postuar një fotografi në Facebook bashkë me 10 persona tjerë ku shkruan:
“Ne nesër do të jemi bashkë, në përkrahje të deputetëve të opozitës. #PërKOSOVËN #KundërZAJEDNICËS #KundërDEMARKACIONITmeMALINeZI”.
Edhe më herët gjatë ditës ka qarkulluar në rrjetet sociale një fotografi ku bëhet thirrje që nesër në ora 10 të mblidhen aktivistët e opozitës që t’i mbështesin partitë opozitare në Kuvend.
Vlen të theksohet se ftesë zyrtare nuk ka nga asnjëra parti e opozitës drejtuar simpatizantëve të saj për nesër.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...