Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet se a do të heq taksën ndaj Serbisë e BeH.
Ai tha se qeveria e tij do të ketë si parim reciprocitetin me Serbinë.
“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegvinë në një fjali asnjëherë, për shkaqe historie, jemi këtu ku jemi si qeveri e re, për shkak të Serbisë do të kemi reciprocitet të plotë si zëvendësim të tarifës 100 %.
“LDK dhe LVV edhe zonja Osmani dhe unë mbi 60 % të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht në parimin e reciprocitetit.Për reciprocitetin janë dakord edhe ata që nuk më votuan.
Republika e Kosovës këtë parim të reciprocitetit do ta ketë princip pune”
Ndërsa në këtë konferencë ishte edhe shefja e BE-së, Natalyie Apostolova tha se qëndrimi i BE-së për taksën është i qarte.
Ajo tha se presin nga qeveria e re të gjejnë zgjidhje dhe të fillojë dialogu
“Konsiderojmë që taksa ka shkelur marrëveshje ndërkombëtare. Tani po presim që qeveria e re të dal me propozime dhe ide të reja se si do ta trajtojnë këtë çështje, ne duam qe vetëm dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillon”, tha ajo.
/arbresh.info/
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...