Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në të gjitha nivelet e arsimit, njoftoi MASHT.
Ministri Bajrami ka theksuar ndihmën e vazhdueshme të BE-së në arsimin kosovar, ndërsa tha se MAShT ka filluar shumë projekte në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim dhe ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e partnerëve.
Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe projekte të tjera të rëndësishme.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në sferën e arsimit dhe do të jetë partner i vazhdueshëm i MAShT në planet për ngritjen e cilësisë në arsim, thuhet në komunikatë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër