Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi po merr pjesë në konferencën e organizuar nga “Crans Montana Forum” në Gjenevë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se kjo është mundësi për të prezantuar imazhin e Kosovës dhe një hap më afër UNESCO-s dhe Këshillit të Europës.
Postimi i plotë:
“Sonte jam në Gjenevë, për të marrë pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga “Crans Montana Forum”. Një mundësi tjetër e mirë për të prezantuar para një audience të madhe dhe të rëndësishme imazhin e ri të Kosovës si shtet që promovon paqen dhe stabilitetin, pajtimin dhe dialogun, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën e tolerancën. Edhe një hap më afër UNESCO-s, Këshillit të Europës dhe vendit të Kosovës në skenën ndërkombëtare si kontribuuese e paqes dhe përparimit. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër