Sot gjatë orëve të pasdites do të dihet fati i koalicionit trepalësh ASH, Lëvizja BESA dhe Alternativa, pas afatit 48 orësh të dhë nga kreu i ASH-së, Ziadin Sela për BESA dhe Alternativa.
Dy partitë duhet të vendosin se a e përkrahin një ofertë të fundit të ASH pë koalicionime, e cila tashmë siç u publikua, ka të bëj me radhitjen e treshes në listat zgjedhore. Sipas kësaj oferte 50% do ti takonte ASH dhe nga 25% BESEs dhe Alternativës. Kreu i ASH-së Ziadin Sela një ditë më parë, pas mbledhjes së organeve të partisë njoftoi se dy partive do t’u bëjë një ofertë të fundit për detajet e bashkëpunimit eventual dhe do t’u japë 48 orë për të marrë një vendim. Detajet e ofertës tha se nuk do t’i bëjë publike, informon ina.
Për Lëvizjen Besa, komunikimi nëpërmjet mediave me ASH-në është i pakuptueshëm kur nuk kanë marrë asnjë ofertë në letër. Për më tepër, ata nuk e kuptojnë as afatin prej 48 orësh për një vendim të cilin thonë se e kanë sjellë më shumë se një muaj më parë. Alternativa nuk ka komentuar asgjë.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...