Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong beson që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Holandezi iu bashkua Barcelonës verën e kaluar për 75 milionë euro, pas një sezoni të mrekullueshëm te Ajax, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Spanjës nuk është në formë të mirë në garën me prestigjioze në botë sepse në vitin 2018 janë eliminuar nga Roma kurse në 2019 nga Liverpool, të dy ndeshjet me përmbysje.
Mirëpo, holandezi beson se ky vit do jetë i duhuri dhe klubi blaugranas do fitojë Ligën e Kampionëve.

“Po mendoj se mund ta fitojmë këtë vit. Ideja mes Barcelonës dhe Ajax është e njëjtë, ka ndryshime por vjen nga i njëjti person, Johan Cruyff”
“Jam i lumtur me përformancën time, por besoj që do arrij edhe më shumë”, theksoi ai.
Nuk është vetëm Liga e Kampionëve në të cilën Barcelona nuk dihet nëse do ta fitojë por edhe La Liga sepse Real Madrid ka tri pikë më shumë dhe nuk ka pësuar humbje në 22 ndeshje.
Barcelona në Ligën e Kampionëve do të luajë kundër Napolit./arbresh.info.
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...