Shifra e personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në mbi 490 të mërkurën. Dy kompani ajrore amerikane i ndërprenë fluturimet drejt Hong Kongut pas shënimit të viktimës së parë në këtë vend, ndërsa 10 raste të infektimeve u shënuan në një anije japoneze.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë të martës vdiqën 65 persona, shifër që paraqet rekord të ri për periudhën 24-orëshe. Shumica e viktimave u shënuan në epiqendrën e virusit, në qytetin Wuhan, dhe në rrethinën e tij.
Dy persona tashmë kanë vdekur edhe jashtë Kinës. Një burrë 39-vjeçar vdiq të martën në Hong Kong, ndërsa një burrë tjetër vdiq javën e kaluar në Filipine. Të dy këta persona e kishin vizituar më parë qytetin Wuhan.
Në tërë Kinën, vetëm të martën u shënuan 3 mijë e 887 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në mbi 24 mijë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.
Rreth 230 raste ë infektimeve janë shënuar në 27 shtete të tjera dhe numri pritet të rritet edhe më tej, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë disa ditë më parë e shpalli gjendjen emergjente globale për shkak të përhapjes së madhe të virusit të rrezikshëm.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...