KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës.
Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.
Ekipet e KEDS’it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme.
Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave.
Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.
KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS’in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së thirrjeve 0800 791 00.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë