Ajo është duke punuar shumë për muzikën e saj të re, përkatësisht albumin “Future Nostalgia” që do ta publikojë më 3 prill.
Dua Lipa dukej mjaft në formë të hënën në mbrëmje, ndërsa u prit me entuziazëm nga fansat jashtë studiove të BBC Radio 1 në Londër, shkruan DailyMail.

Këngëtarja mahnitëse nuk hezitonte të realizonte ‘selfie’ me ta dhe firmosi autografe para se të shkonte brenda për një intervistë.
Ylli dukej mahnitëse e veshur me material të lëkurës, përkatësisht një xhaketë dhe xhinse, të cilat rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve.

Ajo kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafe, kombinuar me një bluzë të bardhë, e cila i mundësonte të vinte në pah barkun e saj të tonifikuar.
Dua Lipa ndërkohë shpërndau në rrjetet sociale disa prapaskena nga klipi i saj i ri “Physical”.

Klipi shumëngjyrësh i këngëtares 24-vjeçare e shfaqë atë duke vallëzuar në një depo, rrethuar nga një grup balerinësh të veshur me ngjyra.
“Physical” është bërë shumë shpejt një këngë favorite për fansat, dhe ka filluar të zërë pozicione të larta në top listat britanike dhe ato amerikane. /Telegrafi/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...