Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.
Në këtë mbledhje nuk është aprovuar kërkesa e senatorëve për shkarkim të rektorit Ramadan Zejnullahu. Kjo kërkesë nuk është hedh në votim.
Burime të gazetës brenda Rektoratit bëjnë të ditur se anëtarët e Këshillit nuk kanë pasur votat e duhura për të votuar pro shkarkimit të rektorit, prandaj sipas këtij burimi kjo kërkesë është shtyrë të dal si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme të këshillit.
“Nuk besoj që do ishte shtyrë për një mbledhje tjetër, por nuk arritën të sigurojnë gjashtë votat e duhura për aprovim të kërkesës së senatorëve për shkarkim të rektorit, janë përqarë mes vete, prandaj dhe e shtyn këtë pikë”, thotë ky burim në kushte anonimiteti për “Zëri”.
Madje, as kërkesa tjetër që është vlerësuar prioritare ajo e studentëve për afate shtesë të provimeve nuk është debatuar fare, ndonëse dje studentët gjatë protestës kanë paralajmëruar se të enjten do të demolojnë objektin e Rektoratit në qoftës Këshilli nuk miraton kërkesën e tyre sot.
Mbledhja është zhvilluar nën tensione. Përplasjet ndërmjet anëtarëve të këtij këshilli kanë quar dhe në ndërprerjen e kësaj mbledhjeje përkohësisht.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër