Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në një konferencë për media ka thënë se LVV ka shkelur kushtetutën gjatë ditës së sotshme.
Demaliaj tha se Konjufca e ka votuar vetën ministër duke qenë kryetar i parlamentit.
“Në këtë rast nuk kemi pasur rast me mungesë apo pamundësi ka qenë në prezencë, ka qenë obligimi kushtetues i tij. Ai ka votuar vetën për ministër. Po shihet haptazi është një shkelje e madhe. Ne nuk marrë rendin e ditës për mbledhjen e jashtëzakonshme nga kryesia e kuvendit., Në rendin e ditës nuk thuhet dorëheqja e Glauk Konjufcës. Në kryesi nuk është shqyrtuar dorëheqja e Konjufcës. Tash kem dy kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai zgjedh veten ministër kryetar i parlamentit. Ne do të konsultojmë ekspertët. Do ta shohim gjatë ditës. Nëse është shkelje e kushtetues do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetues. Ai zotëria nuk ka dhënë dorëheqje. Ai ka mundur të jap në dorëheqje në privatisht. Kemi konsultu ekspertë për këtë çështje.”, u shprehë ai.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se nuk ka pranuar asnjë shkresë për pozicionin e Konjufcës.
“Ne nuk na është ofruar asnjë shkresë se cili ka qenë pozicioni i zotëri Konjufcës.” , u shprehë ajo.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...