Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Laurent Corbaz, i cili ishte i shoqëruar edhe nga shefi i këtij misioni për Kosovë, Agim Gashi.
Sipas komunikatës nga zyra e presidentes, Jahjaga e falënderoi zotin Corbaz për mbështetjen e vazhdueshme që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq i ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe në veçanti për ndihmën që i ka dhënë Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe për rolin ndërmjetësues që ka luajtur në takimet e grupeve të përbashkëta punuese të Kosovës dhe të Serbisë, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Ajo theksoi rëndësinë që ka trysnia e institucioneve ndërkombëtare mbi institucionet e Republikës së Serbisë, që ata të ndajnë me institucionet e Republikës së Kosovës informacionet që kanë për vendndodhjen e trupave të të zhdukurve.
Presidentja konfirmoi angazhimin e institucioneve kompetente për ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, pa dallim të përkatësisë etnike, gjinore ap o fetare.
Ajo theksoi se fati i 1 mijë e 650 qytetarëve të Kosovës ende të zhdukur, mbetet njëra ndër plagët më të rënda të luftës, prandaj edhe i ftoi të gjithë miqtë ndërkombëtarë që të shtojnë angazhimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje tepër të ndjeshme.
Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Laurent Corbaz e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet e këtij komiteti në Kosovë, me theks në rolin që ka për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, thuhet në komunikatën.
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë