Drejtori i portalit informative Arbresh.info, Rrahim Pacolli ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Përmes një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Pacolli ka thënë se mbështetja për Albinin do të jetë gjithmonë.
“Albin Kurtit i uroj një mandat të suksesshëm në realizim e objektivave të qeverisjes, të prezantuara sot në Kuvendin e Kosovës. Mbështetja për Albinin do të jetë gjithmonë derisa ndjekë parimin e qeverisjes për paqe, lumturi dhe progres për njerëzit e Kosovës. RrP”, ka shkuar Pacolli në Facebook.
Pacolli, në të kaluarën si sekretar organizativ i Aleancës Kosova e Re shpesh herë ka dalë në mbështetje të politikave sociale të Albin Kurtit dhe Lëvizje Vetëvendosje, në momente të vështira të kësaj partie, arrestime e procese gjyqësore./arbresh.info/

Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës