Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, në emisionin Info Magazine, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se nënshkrimet që kërkohet të tërhiqen nga VV-ja do të mbeten, njofton Klan Kosova.
“Këta nuk dëshirojnë të flasin, nënshkrimet nuk mund të tërhiqen”.
“Demarakacioni është në rregull nuk po humben 10 mijë hektarë”.
Sa i përket koalicioni me LDK-në ai ka thënë se është i qëndrueshëm, ndërsa Hashim Thaçi do të jetë president i ri i Kosovës.
“Kurrë më mirë se tani nuk ka qenë koalicioni”.
“Kjo tregon sa irracional janë Vetëvendosja dhe se ky koalicion është i duhuri për integrim të vendit”.
“Vetëvendosja nuk po dëshiron debat as për Asociacionin as për asgjë, e dëshirojnë vetëm revolucionin”.
“Edhe po të tërhiqen nënshkrimet këta përsëri do të kërkojnë diçka tjetër si shkas për të përdorur dhunën”.
“Hashim Thaçi, me kismet do të jetë president, madje më i miri që ka pas Kosova deri tani”.
Ai poashtu ka thënë se Albin Kurti mund të jetë njeri i Serbisë.
“Serbia irritohet me Hashim Thaçin e kanë halë në sy, por jo Albin Kurtin. Bile ndoshta Albini është njeri i tyre. Këto veprime tregojnë diçka”.
Kurti dhe Walker flasin për zhvillimet e fundit në vend
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë