Lëvizja Vetëvendosje me anë të një kumtese ka thënë se mbajtja e aktivistëve të saj nën arrest po e tensionon situatën.
Aktivistët janë arrestuar në mbrëmjen e 12 tetorit dhe ata po vazhdojnë të mbahen në arrest nga Policia e Kosovës.
“Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë “Zajednicën”, dhe paralelisht po i mban të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje ka bërë thirrje te Policia e Kosovës që t’i lirojë menjëherë 9 të arrestuarit dhe të ndalet së bëri argatin e Qeverisë së Kosovës për shkak të veprimeve të tilla arbitrare veç sa e tensionojnë situatën edhe më tutje./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër