Interi e ka kaluar sfidën me Udinesen sonte të cilën e ka mundur me rezultat 0-2. Dy gola të Lukakus, njëri nga penalltia ka bërë që skuadra nga qyteti i Milanos të këtë 51 pikë pas 22 xhirove duke u rënditur vetëm tri pikë poshtë liderit Juventus
Interi është kthyer në shtëpi sonte me tri pikë nga Dacia Arena në Udinese për të vazhduar presionin në liderin, Juventus në Serie A që mundi sot Fiorentinën.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar për të dyja skuadrat, por megjithatë Udinese kishte disa raste të mira për të shënuar, por të cilat nuk arritën që të konkretizohen në gola.
Në pjesën e dytë Inter ishte një tjetër skuadër.
Fillimisht ishte Romelu Lukaku që shënoi një gol të bukur në minutën e 63 pasi mori një top të mirë nga mesfushori Barella.
Inkuadrimi në lojë i Alexis Sanchez bëri që ndeshje të jetë edhe më e hapur dhe kiliani bëri një depërtim të mirë në zonë por ai u faulua dhe për Interin akordohet penallti, të cilën Lukaku e shndërroi në gol në minutën e 71-të.
Me këtë gol, Interi ka 51 pikë në vendin e dytë, tri më pak se lideri Juventus por dy më pak se Lazio e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...