Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në Facebook se, deklarimi i Listës Serbe që do ta votojë qeverinë e Kurtit, atë kohë kur VV dhe LDK nuk kishin ende marrëveshje, ishte tentimi që të komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare, VV’ja dhe Lista Serbe.
Ai thotë se LVV ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar.
Postimi i plotë:
Para dy ditësh, kur mendohej se nuk do të arrihej koalicioni, Lista Serbe deklaroi se “nuk do të bëhemi pengesë për votimin e Qeverisë”, ishte e qartë që përmes LS, treshja ballkanike, tentonte ta komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare LVV dhe LS. Dje dhe sot, kur u bë e qartë se koalicioni ka shumicë shqiptare, Vuçiçi me këshilltarët e tij ballkanik, vendosi të kalojë në anën tjetër: të votojë kundër Qeverisë sepse tashmë e dinë se u ka dështuar plani. Lëvizja ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar. Kot e keni. Ky është edhe një rast i ngjajshëm sikurse tek futja e NISMËS në Kuvend kur krimi pa atdhe përdori Listën Serbe, duke mos e lënë të ankohej për votat që gjithmonë i janë numëruar.
Serbia nuk ja do Kosovës një Qeveri antikorrupsion. Ajo e do kastën e korruptuar në krye të Kosovës, sepse kështu, atë që do të donte ta bënte me tanke, ja kryen për mrekulli establishmenti i derisotshëm në krye të vendit. Pra, janë partnerë. I bashkon puna e përbashkët kundër Kosovës. Për këtë arsye, Lista nuk e voton Qeverinë që i ka numrat. Do të mund ta votonte, vetëm nëse nuk i ka numrat, për ta dëmtuar politikisht dhe në imazh. Mirepo… deshtuat.
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...