Plani i qeverisë greke për vendosjen e barrierave lundruese me qëllim pengimin e emigracionit të parregullt në ishujt e Egjeut ka shkaktuar reagimin e partive opozitare dhe organizatave të shoqërisë civile, njoftoi agjencia turke.
Në një deklaratë nga partia kryesore opozitare “Syriza”, plani i qeverisë për përdorimin e barrierave lundruese është cilësuar si jonjerëzor.
“Është një veprim turpi që dëmton ndjenjën e solidaritetit dhe humanizmit të popullit tonë dhe shkel standardet europiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Drejtori i organizatës joqeveritare “Amnesty International” për Greqinë, Gavriil Sakelaridis theksoi se plani i barrierave lundruese shkakton shumë pikëpyetje dhe shtoi se shkel të drejta themelore, të tilla si e drejta e azilit./aa/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...