Rama: Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re

14:51 | 2 Shkurt 2020
M. A.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Ai ka thënë se pret me padurim të shtrojnë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë????”, shkruan Rama.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale