Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ka kërkuar zyrtarizimin për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Nga aty, Mustafa, u ka treguar se Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri, ndërkaq LDK-së, do t’i takoj posti i kryeparlamentarit, gjashtë ministra dhe një zëvendëskryeministër.
“Jemi marr vesh që qeveria të ketë 15 ministri prej të cilave 12 i kanë dy partnerët kryesorë nga 6 dhe nga një zëvendëskryeministër dhe 3 ministri të trjera shkojnë për komunitete dhe ndarja e tyre bëhet nga kandidati për kryeministër. Është bërë rritja e ministrive në propozimin e kandidatit për kryeministër dhe ne e kemi vlerësuar si të qëndrueshëm dhe që mos të humbet shumë kohë me listat e ministrive”, ka thënë Mustafa.
“Sa i përket kryetarit të kuvendit është arrit marrëveshje që VV të propozojë kandidatin e LDK-së për kryetar të kuvendit dhe me mandat të plotë. Sa i përket presidentit jemi marr vesh që ajo të rregullohet ndërmjet liderëve të partisë dhe këtë çështje e kemi tejkaluar dhe është çështje që na mbetet neve. Po ashtu është bërë përpjekje që të zvogëlohen zëvendësministrat dhe qe mund të shkojë në 33”, ka thënë Mustafa.
/arbresh.info/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid