Sulmuesi i Chelseas, Willian do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Kampioni i Spanjës që disa vite është duke munduar të transferojë brazilianin, por ende nuk ka ndodhur, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, Willian i ka treguar klubit se nuk do ta nënshkruajë kontratën e ardhshëm në “Stamford Bridge”.
Ish-ylli i Shakhtar Donetsk do të qëndrojë në Premierë Ligë deri në fund të sezonit dhe pastaj do transferohet te Barcelona.

Thuhet se trajneri i klubit blaugranas dëshiron të transferojë Willian dhe ta rikthejë në skuadër sulmuesin, Philippe Coutinho, i cili është huazuar nga Bayern Munich.
Braziliani këtë sezon për “Blutë” ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...