Subjektet parlamentare opozitare me anë të një deklarate të përbashkët konsiderojnë se vendimet e sotme të Kryesisë së Kuvendit (në mbledhjen e së cilës morën pjesë LDK, PDK dhe Lista Srpska) janë absolutisht të papranueshme.
Konsiderojmë se këto janë metoda të shtetit policor që dhunon deputetë, arreston kundërshtarët politikë dhe ndalon deputetët të futen në Kuvend. Kryetari i Kuvendit po e blindon këtë institucion duke e vënë nën mbikëqyrje policore. Policia po i mbivendoset demokracisë. Kjo është e papranueshme.
Trajtimi i tillë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, është në funksion të bosnjëzimit të Kosovës, duke mbrojtur “Zajednicën” dhe në funksion të humbjes së integritetit territorial të Kosovës, duke i dhënë Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë.
Veprimi politik opozitar është tërësisht legjitim, në mbrojtje të shtetit, të integritetit territorial të tij, si edhe në mbrojtje të karakterit qytetar e jo etnik të organizimit tonë shoqëror e shtetëror.
Etnizimi i territorit të shtetit, i cili po na servohet përmes këtyre marrëveshjeve, “de facto” është logjikë apartheidi dhe segregacioni në baza etnike, që nuk është as në interesin e shumicës e as të pakicës.
“Prandaj ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë një gjë të tillë. Protesta jonë në Kuvend do të vazhdojë dhe nuk do të ketë kompromis pa u tërhequr marrëveshjet. Çdo tensionim i situatës, pas këtyre masave policore, është përgjegjësi e Kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në deklaratën e VV-së, Nismës dhe AAK-së.
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren
Rama tallet me Malin e Zi: Është shteti më i madh dhe më i f...
Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi
Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”