Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se LDK dhe VV bënë marrëveshje sepse ky ishte vullnet i popullit.
Ai tha se puna e vërtetë fillon tani..
Postimi i plotë:
Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar; i shumicës së votuesve që me 6 tetor folën qartë. Bëmë marrëveshje sepse idetë që na bashkojnë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. E partnerët e matur e serioz, në kohë të vështira, zgjedhin gjuhën e rrugën bashkë. Të dy palët e duam një Kosovë të jetueshme, për vete, për fëmijët e për prindërit e tanë. Të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot – brenda e jashtë.
Kemi humbur kohë mjaft, por kemi ide të qarta përpara. Puna e vërtetë fillon tash. Nga sot, asnjërin mbështetës s’guxojmë ta dëshpërojmë, e secilin skeptik duhet ta bindim ndryshe. Kosova është e të gjithëve.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran