Jadon Sancho ka bërë histori te Borussia Dortmundi duke regjistruar golin e tij të 25-të në Bundesliga përpara se të arrijë ditëlindjen e tij të 20-të.
Reprezentuesi anglez shënoi golin e parë në fitoren 5-0 të Dortmundit kundër Union Berlinit.
Kishte vetëm 13 minuta lojë kur Sancho hapi rezultatin për fitoren e madhe të ekipit të Lucien Favre.
Ky gol ishte i 12-ti sezonal për sulmuesin anësor anglez, i cili ka edhe 12 asistime deri më tani në Bundesliga.
Me këtë gol, Sancho ka arritur në kuotën e 25 golave deri më tani në Bundesliga dhe ky do të thotë rekord për të dhe kampionatin gjerman.
Sancho bëhet lojtari i parë në histori që arrin këtë numër të golave pa i mbushur ende 20 vjet.
Asnjë lojtar në historinë e Bundesligës nuk ka qenë kaq i frytshëm në një fazë kaq të hershme të karrierës së tyre dhe 25 golat e tij vijnë nga 64 paraqitje.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...