Rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.
Top Channel raporton se në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.
Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.
Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.
Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri.
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë