Në muajin dhjetor disa foto të Justin Timberlake me kolegen e tij, Alisha Wainwright, bënë xhiron e rrjetit. Dy aktorët, të cilët po punojnë bashkë për filmin “Palmer”, u fotografuan të kapur përdore dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin. Në fotot e famshme, Justin nuk mbante në dorë as unazën e martesës.
Kjo ishte hera e parë që Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij Jessica Biel u përfolën në media për një tradhti të mundshme. Pasi fotot u bënë publike dhe mediat nuk reshtinin së shkruari, Justin reagoi me anë të një postimi në Instagram, ku i kërkoi falje familjes së tij dhe kryesisht bashkëshortes që e kishte vendosur në këtë situatë të sikletshme. Ai pranoi se e kishte tepruar me pijen, por siguroi që asgjë nuk kishte ndodhur mes tij dhe koleges.

Pas këtij postimi, burime për Us Weekly kanë thënë se ka qenë Jessica ajo që e ka detyruar Justin-in të kërkojë falje publike në Instagram, pasi ndihej në siklet nga veprimet e tij.
Biel është ndjerë keq nga e gjithë kjo situatë, por duket se çifti e ka lënë pas këtë histori. Aktorja ka postuar për hërë të parë një foto me bashkëshortin, pas ngjarjes së pakëndshme. Biel i ka uruar ditëlindjen Timberlake dhe i ka shprehur publikisht dashurinë, duke bërë të qartë se lidhja mes tyre vazhdon të jetë po aq e fortë sa dikur.

“Gëzuar ditëlindjen njeriut që nuk njeh kohë. Në një farë mënyre ti rritesh pa u plakur. Të duam shumë”, -shkruan ajo përkrah fotove ku ata shfaqen të dashuruar si gjithmonë.
https://www.instagram.com/p/B7_y3hzhTuc/
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...