Policia në Prizren bën të ditur se dje ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se një qytetar ishte sjell për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.
Hetues policorë pasi kanë shkuar në spital janë informuar nga mjekët për lëndimin dhe për gjendjen shëndetësore të personit të plagosur i cili në ato momente ndodhej në sallën operative.
Një dëshmitar i rastit e ka njoftuar policinë për rrethanat e rastit. Sipas tij, i dyshuari me disa të tjerë kanë dalë për gjah në malet e Kabashit dhe në rrethana ende të pasqaruara është vetë plagosur në bark me pushkë gjahu.
Policia ka kryer hetime dhe e ka sekuestruar një pushkë gjahu italiane me katër gëzhoja. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe të procedohet me procedurë të rregullt.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër