Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gjendje emergjente si përgjigje ndaj Coronavirusit që ka prekur rreth 10 mijë veta anekënd botës.
Ata kanë vendosur që të mos lejojnë hyrjen në vend të personave që kanë udhëtuar në Kinë në 14 ditët e fundit, shkruan Hill.
“Rreziku i infektimit të amerikanëve mbetet i vogël. Me këto dhe veprimet e mëparshme ne jemi duke punuar që rrezikun ta mbajmë të ulët”, ka thënë Alex Azar nga Departamenti i Shëndetit të Shërbimeve nda Qytetarëve.
Ndërsa, ambasadori kinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot kundër “panikut të panevojshëm” dhe masave të tepërta parandaluese, të marra nga disa vende përballë epidemisë së pneumonisë virale.
“Nuk është e nevojshme të frikësohemi në mënyrë të panevojshme dhe as të marrim masa të tepërta parandaluese”, deklaroi përfaqësuesi kinez, Xu Chen, në një konferencë shtyp në Gjenevë duke nënvizuar se OBSH-ja kishte shprehur besim të plotë tek Kina.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...