Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate deklaron se drejtori i Policisë së Kosovës është duke punuar pa bazë ligjore.
“Kryeministri i Kosovës, i cili është i autorizuar për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, nuk ka përfillur Ligjin nr. 04-V-310 të Policisë, të miratuar më 23 janar 2012 dhe të dekretuar nga Presidentja më 2 mars 2012, ngase konform me këtë është dashur të miratojë vendim për zëvendësimin e vendimit Nr. 066/11, të datës 12 tetor 2011, dhe me të cilin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë do t’i vazhdohej mandati”, thuhet në komunikatë.
Pasi që Kryeministri, me vendim të bazuar në Ligjin Nr. 04-V-310 për Policinë, nuk ka miratuar vendim plotësues, pa mëdyshje del se drejtori aktual i Policisë së Kosovës e ushtron funksionin pa bazë ligjore që nga data 12 tetor 2014.
Sa i përket aspektit ligjor, Drejtori aktual i Policisë të Kosovës që nga 12 tetori 2014 ka e ushtron funksionin pa vendim të bazuar në ligj apo thënë në mënyrë ironike , “në ler juridik”.
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren
Rama tallet me Malin e Zi: Është shteti më i madh dhe më i f...
Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi
Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”