Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga vrasja e biznesmenit dhe veprimtarit të njohur, Remzi Hoxha, ende nuk është zbardhur e vërteta rreth vrasjes së tij. Familjarët e Hoxhës kanë organizuar një peticion online, përmes të cilit kërkohet zbardhja e vrasjes së veprimtarit patriot Remzi Hoxha, 20 vjet më parë.
Në peticion familjarët theksojnë se armiku kryesor që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha.
“Provat zhduken. Afate të caktuara treten. Kujtesa popullore rreth bëmave të tij gjithashtu zvogëlohet. Kriminelët që dinë, që urdhëruan arrestimin e tij, dhunimin e tij, që e heshtën zhdukjen e tij, kanë pasur mundësi të rishpikin veten. Qeveritë që i zënë vendin njëra tjetrës merren me punët rutinë dhe harrojnë vendosjen e drejtësisë për një krim unikal në historinë e pluralizmit shqiptar”.
Të hënën familjarët së bashku më një grup organizativ, do të marshojnë në Shkup në ora 10:00, me datën 20 tetor (e martë) në Prishtinë, dhe me datën 21 tetor (e mërkurë) protesta do të jetë në Tiranë, në kërkim të zbardhjes të së vërtetës së eliminimit fizik të Remzi Hoxhës.
“Ne do mobilizohemi së bashku me qindra bashkatdhetarë në këto tre qendra të shqiptarisë sepse Remziu ishte i të gjithë shqiptarëve. Mobilizohu dhe ti! Si fillim, firmose këtë peticion, që e vërteta rreth Remziut të mos harrohet; që drejtësia të bëhet; që ai si gjithë qeniet njerëzore të ketë një banesë të fundit ku të prehet përjetësisht”, thuhet në apelin e familjarëve dhe organizatorëve të kësaj proteste.
Tutje në peticionin të cilin mund ta klikoni në linkun e publikuar (LINKU: http://www.gopetition.com/petitions/peticion-p%C3%… ), thuhet se “armiku kryesor, që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha. Provat zhduken . Afate të caktuara treten. Kujtesa popullore rreth bëmave të tij gjithashtu zvogëlohet. Kriminelët që dinë, që urdhëruan arrestimin e tij, dhunimin e tij, që e heshtën zhdukjen e tij, kanë pasur mundësi të rishpikin veten. Qeveritë që i zënë vendin njëra tjetrës merren me punët rutinë dhe harrojnë vendosjen e drejtësisë për një krim unikal në historinë e pluralizmit shqiptar”.
Për të gjithë këto arsye, familjarët e të ndjerit Remzi Hoxha kërkojnë që qytetarët të bashkohen me ta në marshin protestues dhe në nënshkrim të peticionit që do ti drejtohet Qeverisë Shqiptare, Gjykatës së Lartë dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, me kërkesë për zbardhjen e të vërtetës për rastin Hoxha.
“Nëse ato e bëjnë saktësisht punën e tyre, atëherë prindi ynë, i afërmi dhe miku jonë do të kenë të paktën një varr.
Dhimbja jonë do lehtësohet sadopak për këtë krim të pakuptimtë shtetëror ndaj dikujt që duhej të mbrohej dhe jo të asgjësohej”, thuhet në peticionin e familjes Hoxha.
Ndryshe, biznesmeni dhe veprimtari Remzi Hoxha ishte eliminuar fizikisht, në 21 tetor të vitit 1995, në rrethana ende të panjohura.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...