Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, që sa më shpejt të vendoset në agjendën e Këshillit të Evropës çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ata kanë mbajtur sot një takim zyrtar.
“Sot së bashku me Meliza Haradinaj ishim në takim më përfaqësuesin e lart të Bashkimit Europian. Ne u zotuam që t’i përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për stabilizim asociim. Kërkuam që sa më shpejt të vendoset në agjendë e këshillit europian heqja e vizave”.
Tahiri para mediave tha se kanë kërkuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 vendeve të BE-së.
“Për dialogun ne përshëndetëm angazhimin e Merkel, Macron dhe së fundi të Trump”.
“Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje”.
“Kërkuam edhe njohja e 5 vendeve të bashkimit evropian që ende së kanë njohur Kosovën”, tha Tahiri.
Sot, liderët e partive politike kanë mbajtur një takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell Fontelles./arbresh.info/
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...