Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pranuar Mirënjohje nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, për angazhimin e tij në përmirësimin e kushteve për punëtorët shëndetësorë, si dhe gjendjes së përgjithshme në sektorin e shëndetësisë.
Mirënjohjen ministrit Agani, ia dorëzoi kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, me rastin e Kongresit të Tretë të kësaj federate.
Syla tha se përmes kësaj Mirënjohje falënderojmë dhe vlerësojmë punën e palodhshme të ministrit Agani, dhënë për shëndetësinë kosovare, si në aspektin prej profesionisti shëndetësor, po ashtu edhe si ministër, njofton kumtesa.
Ministri Agani, në fjalën e tij përshëndetëse tha se ndjehet i priveligjuar që gjendjet në mesin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të cilët çdo herë janë në shërbim të pacientëve dhe në shërbim të popullatës në nevojë.
“Uroj që ky Kongresë të dëshmojë pjekurinë dhe gatëshmërinë e punëtorëve shëndetesorë që në vazhdueshmëri të jenë të përgjegjëshëm e të ndërgjegjshëm në kryerjen e detyrave në përputhje me misionin që kemi duke respektuar në plotni betimin e Hipokratit”, tha ministri Agani.
Agani shtoi se Kosova ka bërë hapin e saj vendimtar, duke dizajnuar dhe krijuar bazën ligjore të reformës së sistemit shëndetësor, duke shtuar se zbatimi i kësaj reforme është interes madhor i vendit, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, punëtorëve shëndetësorë dhe popullatës që ka nevojë për shërbime edhe më cilësore.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...