Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Willianit.
Skuadra katalunase që disa afate tenton transferimin e anësori brazilianit, por është lojtari që ka kërkuar vazhdimin me Chelsean.
Duke parë që po i vije fundi i karrierën së tij, ndoshta Willian mund të bindet që të kalojë në Camp Nou qysh në këtë afat kalimtar.
Kontrata e brazilianit me The Blues përfundon në fund të sezonit dhe Blaugranasit janë të gatshëm që të paguajnë 22 milionë euro për transferimin e tij.
Sky Sports News raporton se kampioni nga La Liga ka filluar bisedimet me Chelsean dhe agjentin e lojtarit për një lëvizje të mundshme.
Willian deri më tani në këtë sezon për skuadrën londineze ka zhvilluar 30 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman