Premiera e filmit të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” është shoqëruar me prostesta dhe incidente. Teksa vetë komediani priste që salla e pallatit të Kongreseve të mbushej plot emocione, ka ndodhur komplet e kundërta.
Përveç fletushkave që u hodhën në pallat, kundër kryeministrit Edi Rama që luajti në këtë film, të gjithë që kishin shkuar të ndiqnin premierën, mbetën në errësirë. Kjo pasi, shkëputja e energjisë elektrike që përfshiu të gjithë Tiranën, ka ndodhur pikërisht në orarin që pritej transmetimi për herë të parë i filmit të Mamaqit.
“Po bie një shi i dendur dhe pallatit të Kongreseve i kanë ikur komplet dritat. Ju kërkoj shumë ndjesë por për pak sekonda do kthehet gjithçka në normalitet,”- dëgjohet të thotë Ermali./dosja
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje