NATO mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi pezulluar prej disa kohësh dhe ofron mbështetjen për çështjen e hapësirës ajrore.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nënvizoi se dialogu është e vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhje të qëndrueshme.
“Ne mbështesim fort dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Mbështesim rifillimin e këtij dialogu që është pezulluar për disa kohë. Besojmë se ky dialog është e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë e të qëndrueshme të konfliktit. E mbështesim jo vetëm përmes mbështetjes politike por duke ndihmuar për të zgjidhur çështjen e hapësirës ajrore”, tha ai.
Stoltenberg nënvizoi dhe se po nxitet që investimi në bazën e Kuçovës të nisë sa më shpejt.
“Kam përmendur investimin në bazën ajrore të Kuçovës. Ky është një investim domethënës dhe po nxitim të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo bazë mund të jetë qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme”, theksoi Stoltenberg, njofton Mapo.
Sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, Stoltenberg u shpreh se procesi është pranë finalizimit.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...