Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josel Borell do të vizitojë Kosovën me 30 janar, kurse Serbinë më 31 janar.
Para ardhjes së tij, Borell ka deklaruar se vizita e tij e parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor tregon përkushtimin e BE-së për perspektivat, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.
Ai tha gjithashtu se Ballkani Perëndimor do të jetë një përparësi gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm i BE-së.
“Duke pas parasysh vendosmërinë time personale për të ecur përpara në dialogun e sponsorizuar nga BE-ja, kam dashur të vizitojë së pari Kosovën dhe Serbinë. Ka shumë punë të rëndësishme përpara nesh, përfshirë këtu edhe normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, me rëndësi të madhe për ne”, tha Borell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së vuri në dukje se ai dëshiron të njihet me Serbinë dhe Kosovën si dhe qytetarët e tyre gjatë gjithë këtij procesi.
Duhet përkujtuar që Borell gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, përfaqësues të partive si dhe planifikon të vizitojë termocentralin Kosova B në Obiliq si dhe të realizojë një vizitë në Prizren
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...