Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në takim u bisedua fillimisht për projektligjin për Akademinë, i cili pritet që së shpejti të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që ligji duhet të jetë një stimul i ri për zhvillimin e Akademisë sonë të shkencave, duke ndihmuar zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve të saj kadrovike dhe hulumtuese.
Kryetari Veseli më tutje theksoi se ndihet i nderuar me vizitën e akademikëve tanë në zyrën e tij, duke shtuar se “akademikët janë zëri i arsyes dhe dijes në shërbim të vlerave njerëzore e kombëtare dhe sot vendi ynë, në veçanti politika, ka nevojë më shumë se kurrë për zërin e arsyes dhe tejkalim të situatave të brishta me mençuri”.
Akademikët nga ana e tyre theksuan se “vlerat politike dhe institucionale të arritura deri më tani, me aq mund e përpjekje të përbashkëta të popullit tonë, duhen ruajtur, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën e zhvillimit ekonomik, konsolidimit të shtetit dhe integrimeve euro-atlantike”.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër