Trump tha se plani në fjalë është “shansi i fundit” për një shtet të pavarur palestinez dhe për palestinezët.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë prezantimit të të ashtuquajturit plani i paqes për Lindjen e Mesme, njoftoi se Kudsi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit dhe se plani është shans i fundit për palestinezët.
Trump, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, bëri të ditur njëanshëm për publikun planin e paqes për Lindjen Mesme.
Ai theksoi se i ashtuquajturi plani paqes përbëhet prej 80 faqesh, duke pohuar se plani përmban pika shumë të vlefshme edhe për palën izraelite, edhe për atë palestineze.
Trump, në fillim të fjalimit të tij, njoftoi se në kuadër të të ashtuquajturit plani i paqes për Lindjen e Mesme, Kudsi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit.
Presidenti amerikan theksoi se plani i tij parashikon një shtet të pavarur për Palestinën me kryeqytet në Kudsin Lindor, por nuk dha detaje rreth asaj se ku do të jetë kryeqyteti në fjalë.
Sipas të ashtuquajturit plani i paqes, Trump potencoi se parashikojnë një periudhë katërvjeçare që Palestina t’i përmbushë kriteret e nevojshme që të bëhet shtet i pavarur.
Trump gjithashtu tha se plani në fjalë është “shansi i fundit” për një shtet të pavarur palestinez dhe për palestinezët./arbresh.info/

Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje