Ditën e djeshme media italiane Rai3 solli një kronikë në lidhje me kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Sipas gazetarit italian prodhimi i kanabisit është rritur me 1200 për qind në Shqipëri.
Në kronikë thuhet se lloji i bimës vjen nga Vietnami dhe është i modifikuar gjenetikisht për të pasur një prodhim të lartë.
Por në lidhje me këto fakte reagoi sot edhe kryeministri Edi Rama.
Ai sulmon median italiane duke e cilësuar një turp gazetaresk.
Sipas Ramës kjo shifër është larg realitetit të certifikuar nga Guardia di Finanza.
“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan sot Rama./Express
Por çfarë transmetoi dje Rai 3
Granit Xhaka asiston tek goli i parë i Sunderlandit
Haradinaj: Dalja në zgjedhje është e kënaqshme
Kandidati për deputet nga Lista Serbe thyen rëndë heshtjen z...
Zëdhënësi i VV-së del me thirrje disa orë para mbylljes së k...
Kryetarja e Ranillugut po hetohet, dyshohet se bëri presion ...
PDK: Mos e lini votën në shtëpi – dilni dhe votoni për veten...