Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot në konferencë për shtyp tha se në MPB ka parregullsi me resurset njerëzore.
Çulev tha se ka formuar komision të posaçëm, i cili do të merret me parregullsitë që ai i përmendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çulev deklaroi se komisioni ka shqyrtuar mbi 1800 vendime dhe ka konstatuar shumë shkelje, përfshirë edhe marrëveshjen kolektive dhe Ligjin për Punë të Brendshme.
“Me ardhjen time në MPB, punoj dhe angazhohem që ligjet të vlejnë për të gjithë njësoj. Dua të porosis se ka përfunduar koha e presioneve dhe dhënia e vendimeve në bazë joligjore”, tha Çulev.
Ai foli edhe për rastin “Dhoma publike”, ku theksoi se pas marrjes së informatave është njoftuar Prokuroria dhe janë grumbulluar të gjtha informacionet rreth profileve dhe llogarive. Çulev tha se bëhet fjalë për 800 fotografi dhe video materiale.
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Ripërtërijmë anga...
Xabi Alonso planifikon largimin e pesë yjeve të Liverpoolit ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takohen me Fahri...
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve