Arsenal është i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona para se të mbyllet afati i janarit.
Sulmuesi me prejardhje nga Gaboni nuk është duke menduar vazhdimin e kontratës, e cila skadon para 18 muajve, transmeton portali arbresh.info.
Sipas the Telegraph, “Topçinjtë” janë duke konsideruar mundësinë për të pranuar ofertën prej 50 milionë euro.

30-vjeçari që nga transferimi te “Emirates” nga Borussia Dortmund ka shënuar 57 gola në 91 paraqitje në të gjitha garat.
Gjithashtu sulmuesi dëshiron transferimin dhe pritet që sot (e marte) të kërkoj largimin me dëshirën për të luajtur në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...