Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se çështja e Kryetarit të Parlamentit është çështje e mbyllur.
Bahtiri, për RTV Dukagjini ka thënë se LDK-së i kanë ofruar kryetarin e Kuvendit, por këta të fundit kanë dashur Presidentin.
Ai ka thënë se me 26 dhjetor madje propozuan që ata të bëjnë propozimin e një anëtari të LDK-së në krye të Kuvendit, por përsëri LDK nuk deshi dhe shkuan me kandidatin e tyre.
Bahtiri ka thënë se Vetëvendosje për shkak të parimeve nuk bën pazar me një pozitë siç është Kryetari i Kuvendit.
“I kam thënë personalisht edhe Agim Veliut se mbi këtë post nuk kalon asgjë. Gjithçka mund të diskutohet, por posti i Kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.
Zyrtari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e hapur për të diskutuar për të mirën e Kosovës, por sipas tij kjo parti nuk do të shkel mbi parimet e saja.
Bahtiri thotë se ajo çfarë po kërkon LDK-ja është e pa realizueshme dhe sipas tij Vetëvendosje “s’ka ku të shkojë më”.
“Largimi i Glauk Konjufcës do të ishte poshtërim për Vetëvendosjen dhe vet institucionin e Kuvendit”.
I pari i Mitrovicës ka thënë se Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes me Vetëvendosjen.
“Jo Agim Veliu, por Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes”.
Bahtiri thotë se LDK-ja qysh kur ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme ka treguar se nuk është e interesuar për marrëveshje.
Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se stërzgjatjen e bisedimeve dikush do ta paguajë por sipas tij jo LVV pasi që sipas tij ata kanë bërë lëshime të vazhdueshme.
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...