Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më parë. Ajo u shpëtua nga një i riu, emigrant sirian. Gruaja e prekur nga gjesti i të riut, ka kërkuar mediat në shtratin e spitalit për të përcjellë mesazhin e saj.
“A i dini ata sirianë që ne kritikojmë? Mahmoud është njëri prej tyre ai ende gërmon tokën me thonjtë e tij, madje edhe duart iu shqyen kur po përpiqej të na nxirrte të gjallë nga rrënojat, Unë nuk do ta harroj atë edhe nëse vdes,”-tha gruaja.
Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...