Një seri me raketa goditi Zonën e Gjelbër në kryeqytetin e Irakut, Bagdadin.
Ky është sulmi i fundit, mbi të cilin nuk merret përgjegjësi, mbi këtë zonë të kryeqytetit irakian ku gjenden misionet e huaja.
Forcat e sigurisë në Irak konfirmuan se pesë raketa goditën Zonën e Gjelbër, por nuk u përmend asnjë sulm mbi ambasadën e SHBA’së.
Nga këto sulme nuk pati viktima, shkruan agjencia e lajmeve AFP, transmeton Gazeta Express.
Tensionet në Lindje të Mesme janë të larta pasi SHBA kreu një sulm me dron mbi gjeneralin e Iranit, Qassim Solimani. Irani premtoi hakmarrje dhe sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak. Nga këto sulme nuk pati viktima. Gjithsesi presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi se mbi dyzetë ushtarë amerikanë kishin pësuar lëndime nga këto sulme.
Mitrovica ndan 50 euro për fëmijët me autizëm në Ditën Ndërk...
Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu ...
“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran M...
Përveç vetës, kë e çoi Brikena në nominim për finalistin e p...
Kapet me shtatë emigrantë në kamion, shoqërohet në polici nj...
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...