Personat të cilët i kanë mbushur 65 vjet, ndërsa nuk kanë 15 vjet stazh për shkak të asaj që nuk u janë paguar një pjesë e kontributeve, do të mund t’i blejnë vitet e stazhit që u mungojnë që të mund të marrin pension të pleqërisë. Këtë e parasheh propizim-vendimi ligjor i cili është në rend dite të seancës së sotme kuvendare.
Propozimi është dorëzuar nga grupi i deputetëve të BDI-së, ndërsa siç sqaroi njëri nga propozuesit Rexhail Ismaili, iniciativa del nga kërkesat e qytetarëve të cilët shumë vite prapa përballen me problem të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si rezultat i kërkesave të shumë qytetarëve, konstatuam se kjo çështje duhet të përgatitet si ligj”, tha Ismaili.
Deputetët e opozitës u shprehën se do të japin mbështetje në propozim-ligjin dhe vlerësuan se bëhet fjalë për vazhdim të vendimit ligjor që OBRM-PDUKM e ka sjellë në vitin 2015. Paralajmëruan amendamente në lexim të dytë me qëllim që të përmirësohet vendimi ligjor. Një pjesë e tyre kishin vërejtje në periudhën në të cilën dorëzohet ligji dhe konsiderojnë se bëhet fjalë për ligj parazgjedhor për blerje të votave.
Sipas Dragan Cuklev nga OBRM-PDUKM, ligji do të shkaktojë implikime financiare, në çka ka reaguar Ismaili i cili i ka mohuar pohimet e tilla me arsyetimin se me blerjen e stazhit do të bashkohen mjetet në fondin e FSPI.
Debati për këtë pikë nga rendi i ditës vazhdon me pushim të rregullt njëorësh.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...