Siç vërtetojnë nga Ministria e Drejtësisë për AIM, Grupet e punës nga pushteti dhe opozita maqedoanse sot pasdite në orën 16:00 do të mbajnë takim të ri në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë së Veriut.
Në takim të ftuar janë përfaqësues nga të gjitha grupet kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetarët e LSDM-së dhe të OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme shprehën qëndrimet e tyre rreth Ligjit për Prokurori Publike.
Mickoski tha se nuk do të marrin pjesë në bisedime në Ligji për Prokurori Publike nuk pranohen vërejtjet dhe propozimet e tyre ndërsa Zaev thotë se nuk qëndrojnë tezat se dikush nga pushteti dëshiron të amnistojë apo të fshehë krimin. Për paralajmërimin e Mickoskit se nuk do të marrin pjesë në takim nëse nuk pranohen vërejtjet e tyre, Zaev tha se janë urdhra që vinë nga Budapesti.
Ndryshe, ambasadorë të ndryshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në vend dje në takim me kryeministrin teknik, Oliver Spasovski theksuan se miratimi i Ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk është kusht për eurointegriet, përbën mesazh të mirë sa i përket sundimit të së drejtës.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...