Mesazhi nga Forumi i liderëve në Jerusalem është i qartë, nuk ka vend për antisemitizëm në shoqërinë tonë globale. Holokausti na ka treguar se sa e tmerrshme mund të jetë historia jonë, por edhe pasojat e pavendosmërisë dhe indiferencës së të tjerëve, dhe ato kanë qenë të kushtueshme, rreth 6 milion hebrenj janë vrarë, në mesin e të cilëve edhe 98% e hebrenjve të Maqedonisë.
“Ne kemi një përgjegjësi të ruajmë kujtimet e të mbijetuarve dhe të edukojmë brezat që vijnë pas nesh. Sidomos pse edhe sot komuniteti hebre në Maqedoninë e Veriut ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e shoqërisë sonë shumetnike, multi-fetare dhe shumë-gjuhësore. Ne duhet të luftojmë antisemitizmin, racizmin dhe ksenofobinë kudo dhe kurdo që ato të dalin, shkruan në Facebook Presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot gjendet në Jerusalem.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...