Artistët e famshëm, Tayna dhe Mozzik dje publikuan këngën e tyre shumë të përfolur.
“Edhe ti” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”. Kjo këngë është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit, dhe kjo vërehet nga shifrat e larta të klikimeve që ka marrë në YouTube, shkruan portali arbresh.info
Për 24 orë, ajo ka arritur afro 3 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa po prin në disa shtete. Projekti “Edhe ti” është i pari në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Austri dhe Shqipëri.

Ndërsa, po dëgjohet shumë edhe në Suedi, Finlandë, Greqi, Norvegji, Belgjikë, Itali, Kroaci, Britani dhe Francë.
Ndryshe, Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit “Sekuencë”. /arbresh.info/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...