Mbrojtësi i Estudiantes de la Plata, Javier Mascherano ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi në të ardhmen e afërt mund të luajë për ndonjë klub të Argjentinës.
Messi vazhdon të shkëlqejë me formën e mrekullueshme në “Camp Nou”, derisa më herët ka deklaruar se nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër në Evropë, për shkak të dashurisë që ka për gjigantin spanjoll.
Kjo gjë ka bërë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të këtë disa oferta jashtë Evropës, ndërsa Mascherano është shprehur se në të ardhmen çdo gjë mund të ndodhë dhe Messi mund të luajë në Argjentinë.

“Në futboll çdo gjë mund të ndodhë, kjo varet nga dëshira për të luajtur në Argjentinë”
“Këto janë gjëra personale dhe mundohem të mos përfshihem. Në të ardhmen nëse vendos të transferohet, do të rris kualitetin e ligës. Është lojtari më i mirë në botë”
Mascherano u transferua në nëntor te vitit 2019 te Estudiante de La Plata për 10 milionë euro.
Ndërsa më herët ka luajtur për Corinthians, West Ham, Liverpool dhe Barcelona./arbresh.info.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s